Vetëm katër makina të tilla, janë në tërë botën
Muajin që vjen do të zhvillohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, Monterey Car Week ku Bugatti do ta prezantojë një hiper-makinë, që është pjesë e një edicioni të limituar, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk do të jetë makina më e shtrenjtë dhe ekzotike e këtij organizimi, ku do të del në shitje edhe një Ferrari shumë i rrallë. Ofertat pritet të jetë disa milionëshe, për Ferrari 250 GT Series 1 Cabriolet, të prodhuar më 1958.
Ajo që e bën të veçantë këtë makinë, është se i përket koleksionit prej 40 GT Series 1 Cabriolet, ndërsa është vetëm një nga katër që ka pjesë të përfunduara nga Pininfarina.
Në to përfshihen dritat dhe fryrjet në pjesën e përparme, si dhe disa pjesë anësore. Kombinim është bërë edhe me ngjyrën e zezë në pjesën e jashtme, derisa brendia ka ngjyrë të gjelbër.
Pronarin e parë, kjo makinë e ka pasur aktorin Prince Alessandro “Dado” Ruspoli nga Roma, që është një nga klientët më të famshëm të kompanisë.
Me këtë makinë, Dado ka shëtitur personazhe të famshme si Salvador Dali, Brigitte Bardor dhe Pablo Picasso, derisa e shiti pas një kohe dhe deri në vitet e 80-ta, ka pasur disa pronarë.
Tani që është në pronësi të Gooding & Company, pritet të shitet në ankand për rreth tetë milionë euro, pasi është një model shumë i pëlqyeshëm. /Telegrafi/