Site icon Telegrafi

Ferrari nga një koleksion i rrallë mund të shitet në ankand deri në dhjetë milionë euro (Foto)

Kjo mund të jetë makina më e shtrenjtë, që shitet në ankand gjatë këtij viti

Kemi parë shpesh vetura ekskluzive, që shiten për miliona euro në ankande, por ky rast është krejtësisht ndryshe, transmeton Telegrafi. Është një Ferrari i rrallë, që mund të shitet për dhjetë milionë euro.

Modeli 250 TDF, i përket koleksionit prej 72 njësive, që janë prodhuar më 1957, ndërsa si bazë kishin F12 tdf. Emri i rrjedhë nga Tour De France Automobile, garë në të cilën prodhuesi italian Ferrari, fitoi nëntë herë gjatë viteve 1957 deri më 1964.

Nën kapak e ka motorin me 3.0-litra V12 që prodhon 258 kuajfuqi. Kjo mund të duket asgjë për këtë kohë, por kur e krahasojmë me vitet e 50-ta, mund të mendohet si një shpejtësi enorme. Veçanërisht, nëse e kemi parasysh se Porsche u mundua shumë dhe vetëm pas dhjetë vitesh, prodhoi një 911 me të njëjtin kapacitet.

Njohësit mendojnë se do të ketë oferta prej shtatë deri në nëntë milionë euro, kur të del në ankand në Monte Carlo më 12 maj. Por, zyrtarët nga Ferrari, besojnë se do të shitet për më se dhjetë milionë euro. Gjë që do t’ia kalonte Battista Paninfarina 275 GTB Speciale, që është shitur për nëntë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version