Telegrafi

Ferrari klasik u shit për 28 milionë euro, tek një blerës i paemëruar

Në Paris të Francës, është shitur për një shumë rekorde në ankand, një Ferrari i prodhuar në vitin 1957.

Një blerës që nuk e ka zbuluar identitetin, e ka blerë veturën për 28 milionë euro, duke u bërë kështu pagesa më e lartë për ndonjë veturë të tillë, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë garash, i përkiste koleksionuesit Pierre Bardinon, që e kishte blerë në vitin 1970. Por, pas vdekjes së tij, familja vendosi ta shiste, meqë taksa ishte tepër e lartë.

Ferrari 335 S Spider Scaglietti, kishte qenë pjesë e disa garave, ku ka përfunduar gjithmonë në pozita të lakmueshme. /Telegrafi/