Një burim i afërt me Ferrari ka thënë se motorët Ferrari V12 do të mbesin me ftohje natyrale. I njëjti burim ka thënë se V12 mund të marrë ndihmë nga motorët elektrikë.
Spekulimet në lidhje me motorin V12 turbo dolën kur Ferrari nisi të vë turbo në V8-shet e saj, e i pari i tillë ishte 488 GTB.
Në vend të turbos, gjeneratat e ardhshme V12 mund të presin “sistemet 48-voltëshe elektrike”. Kjo do të thotë se Ferrari i ardhshëm do të ketë koncept hibrid, e i pari i tillë është super-vetura LaFerrari, transmeton Telegrafi.
Ky zhvillim do të lejojë Ferrarin për të maksimizuar ekonominë e karburantit dhe lëshimet e dioksidit të karbonit, por në të njëjtën kohë do të lejojë të përqendrohen vetëm në fuqinë e motorit. /Telegrafi/