Feronikeli ka hedhur poshtë zërat se ka arritur marrëveshje me Bylbyl Sokolin.
Trajneri kosovar ditë më parë është larguar nga Ferizaj, derisa është në kërkim të një klubi për sezonin e ri.
Skuadra nga Drenasi ka thënë se ata nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me Sokolin dhe se as që kanë pasur bisedimet.
“KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bylbyl Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të”, thuhet fillimisht në njoftimin e Niklit.
“KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij”, thuhet më tej në njoftim.
Kampioni i Superligës së Kosovës pak ditë më parë e shkarkoi Zekirija Ramadanin, pas dështimit për ta kualifikuar skuadrën në rrethin tjetër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/