Telegrafi

Feronikeli rikthen Konen

Ben Hamed Kone është rikthyer te Feronikeli, pas një aventure gjashtë mujore në Zvicër.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kishte kaluar te Xamax ku ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje.

Ai nuk ka arritur ta tregojë vetën në futbollin zviceran për tu kthyer përsëri te Feronikeli.

“Feronikeli njofton se ka rikthyer lojtarin Ben Hamed Kone, i cili së pari herë ishte transferuar tek klubi në janar të vitit të kaluar, për t’u larguar pastaj në drejtim të Zvicrës në maj”.

“Kone do të t’i bashkohet menjëherë klubit në stërvitje, me ç’rast edhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për në Turqi”.

“Mire se u ktheve, Kone!”, ka shkruar Nikli në facebook.

Feronikeli mban pozitën e dytë në Superligë me vetëm një pikë pas Prishtinës që është lider. /Telegrafi/