Site icon Telegrafi

Feronikeli nuk ndalet, transferon mbrojtësin Balde

Njëra nga skuadrat më të organizuara në Kosovë, Feronikeli ka vazhduar me përforcime.

Skuadra nga Drenasi ka transferuar mbrojtësin nga Liberia, Prince Balde.

Sipas njoftimit nga klubi bardh e gjelbër, me këtë transferim është mbyllur afati kalimtar tek ta.

20-vjeçari Balde më parë ka luajtur tek skuadra Monrovia Club Breweries në Liberi ku ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë.

“KF Feronikeli nuk ka mbaruar ende me përforcimet sepse së fundmi ka zyrtarizuar edhe marrëveshje me disa lojtarë”.

“Mbrojtësi Prince Balde është futbollisti nga Liberia, i cili është transferuar tek Feronikeli”.

“Ndonëse vetëm 20 vjeçar, megjithatë ka treguar talent nëpër skuadrat për të cilat ka luajtur prejse është bërë pjesë e futbollist profesionist”.

“Para se të transferohej nga klubi ynë, Balde ka qenë njëri ndër mbrojtësit kyç në Monrovia Club Breweries FC, në Liberi”, thuhej në njoftimin e klubit nga Drenasi. /Telegrafi/

Exit mobile version