Site icon Telegrafi

Feronikeli kthehet te fitorja, mposhtë pa shumë mund Gjilanin

Feronikeli ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi përballë Gjilanit me rezultat 3-0.

Lideri aktual i Ipko Superligës së Kosovës që nga minuta e parë ishte më e mirë në fushë përballë Gjilanit.

Rastin e parë në ndeshje e pati Kastriot Rexha në minutën e 14-të, por goditja e tij shkoi pranë shtyllë.

Dhjetë minuta më vonë Rexha arriti të realizonte për 1-0 me kokë pas asistimit nga Yll Hoxha.

Në minutën e 38-të, përsëri në skenë doli dyshja Hoxha – Rexha, me të parin që asistoi dhe me sulmuesin që realizoi golin e dytë personal në këtë takim.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Feronikeli në pjesën e dytë e uli tempon e lojës dhe qarkullonte topin në mesfushë.

Në anën tjetër skuadra e Gjilanit u dok pa ide në këtë takim duke mos arritur të rrezikojë në asnjë moment fitoren e vendasve.

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, Feronikeli arriti të realizojë edhe golin e tretë në këtë takim.

Ishte sulmuesi gjakovar i vendasve, Mevlan Zeka që pasi kaloi edhe portierin mysafir realizoi për 3-0.

Feronikeli kësisoj vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 52 pikë të tubuara, pesë më pak se Prishtina e Llapi.

Ndërkohë Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 29 pikë pas 22 javëve. /Telegrafi/

Exit mobile version