Site icon Telegrafi

Feronikeli feston me fitore, Liria siguron mbijetesën

Feronikeli ka arritur të shënoi një fitore para publikut vendas dhe ta festojë titullin e kampionit.

Kampionët më të ri të Kosovës kanë arritur të shënojnë fitore në shtëpi 2:1, ndaj rivalit lokal Drenicës.

Mërgim Rexhaj kaloi mysafirët në epërsi, mirëpo Ardian Limani dhe Mendurim Hoti shënuan për fitoren e vendasve.

Liria ka arritur një fitore të dyshimtë në udhëtim te Gjilani 0-1, në një ndeshje ku besohet se vendasit i kanë toleruar mysafirët të cilën tani i kanë ikur barazhit.

Besa ka mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0 falë golit të Kastriot Rexhës, ndërsa Hajvalia ka mposhtur Llapin 3:1 në Merdare.

Trepça ’89 triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Prishtinës, ndërsa Istogu ka mposhtur Vushtrrinë 3:1. /Telegrafi/

Exit mobile version