Site icon Telegrafi

Feronikeli dhe Gjilani ndajnë pikët

Feronikeli dhe Gjilani janë ndarë baras (1-1) në ndeshjen e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”në Drenas.

Pas fillimit të mirë të skuadrës mysafire, ishin vendasit ata që e zhbllokuan rezultatin me golin e Adem Maliqit (20’).

Në vazhdim të gjysmës së parë nuk pati gola të tjerë dhe me epërsi minimale të nikoqirëve skuadrat shkuan në pushim.

Shifrat u barazuan në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa golashënues ishte Muhamed Useini (51’).

Gjilani pozicionohet në vend të katërt në tabelë me 30 pikë, kurse Feronikeli ndodhet një pozitë më poshtë me 24 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Exit mobile version