Feronikeli ’74 ka triumfuar 1-0 ndaj Gjilanit kuadër të javës së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshjen më mirë e nisën gjilanasit, duke rrezikuan me anë të Kushtrim Shabanit pas gjysmë ore lojë, por portieri Bujupi ishte i vëmendshëm.
Feronikeli ’74 mendoi në minutën e 43-të se kishte fituar penallti, por ajo u anulua pas rishikimit në VAR.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga numri i rasteve, ndërsa Nikli vazhdoi me dominim.
Cërvadiku filloi të festonte në minutën e 78-të për golin e shënuar, mirëpo u anulua për pozicion jashtë loje nga VAR-i.
Në rastin e tretë serioz për Feronikelin ’74 ishte vendimtar Shpresim Zogu (85’), që realizoi golin e fitores.
Pas javës së tretë, Feronikeli ’74 është në vendin e gjashtë me tri pikë, ndrysa Gjilani në të shtatin me një sosh.
Në xhiron e katërt, Nikli takohet me Malishevën, ndërsa Gjilani do ketë punë me kampionin në fuqi, Ballkanin. /Telegrafi/