Telegrafi

Feronikeli 74 pret Gjilanin në luftën për mbijetesë, formacionet zyrtare

Feronikeli 74 pret Gjilanin në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës, në atë që llogaritet si përballja e mbijetesës.

Drenicasit janë në vendin e shtatë me 22 pikë, ndërsa gjilanasit zënë vendin e tetë me 20 pikë.

Në dy ndeshjet e mëparshme të stinorit vjeshtor,  të dy skuadrat kanë nga një fitore në ndeshjet si vendas.

Shefki Kuqi për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Shillova dhe Berisha në sulm

Në anën tjetër Gentijan Mezani i ka besuar sulmin treshes Kale, Basa e Jarovic.


Feronikeli 74: Bujupi, Lladrovci, Musa, Berisha, Haliti, Shillova, Shabani, Bardhoku, Ademi, Avdyli, Morina

Gjilani: Bllaca, Kqiku, Roganovic, Akca, Milev, Cale, Basa, Bajrami, Ziko, Shabani, Jarovic.


/Telegrafi/