Feronikeli ’74 dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas nuk ka sjell fitues mes skuadrave që po luftojnë t’i ikin barazhit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakaterizua me lojë të barabarta nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura.
Edhe në pjesën e dytë u zhvillua lojë e njëjtë nga dy ekipet me orvatje të lehta, por pa arritur t’i tundin rrjetat dhe në fund ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë bas barazimit 0-0.
Me këtë barazim, Feronikeli mban pozitën e shtatë me 23 pikë, ndërsa Gjilani zë vendin e tetë me 21 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, drenicasit udhëtojnë te Malisheva, teksa gjilanasit luajnë në udhëtim te Ballkani. /Telegrafi/