Telegrafi

Fero u kërkon falje Motrave Mustafa dhe u thotë fansave t’i respektojnë se ‘dissi’ nuk është për to

Fero (Foto: Instagram/ferofera)

Rep-artisti Fero është njëri nga më të komentuarit në estradën shqiptare. Ai është tejet aktiv në rrjetet sociale e po ashtu edhe në industrinë e muzikës, duke publikuar këngë në mënyrë të vazhdueshme.

Së fundmi ai ka vendosur që projektin e ri muzikor t’ia kushtojë reperit Noizy, i cili tashmë po konsiderohet si “diss”. Në këngë dëgjohet një frazë e këngës së Motrave Mustafa dhe Noizyt, me të cilën Fero ka ironizuar.

Pas publikimit të kësaj kënge, Fero u ka kërkuar falje Motrave Mustafa duke thënë se “dissi” nuk është dedikim për to.

(Foto: InstaStory/ferofera)

 

“Fansa, dua t’ju lajmëroj diçka. Ju lutem mos disrespektoni Motrat Mustafa në asnjë mënyrë, ‘dissi’ nuk është për ato, ‘dissi’ është, ju e dini për kë. Kërkoj falje Motrave Mustafa dhe kam respekt për juve”, ka shkruar Feronit Shabani në një postim në InstaStory.

Lexo po ashtu Fero i bën 'diss' Noizyt në këngën e re "1 e keni", ia përmend duetin me Motrat Mustafa

Projekti titullohet “1 e keni” dhe është publikuar me videoklip në YouTube, por edhe në platformat tjera digjitale./Telegrafi/