Rep-artisti Fero është njëri nga më të komentuarit në estradën shqiptare. Ai është tejet aktiv në rrjetet sociale e po ashtu edhe në industrinë e muzikës, duke publikuar këngë në mënyrë të vazhdueshme.
Së fundmi ai ka vendosur që projektin e ri muzikor t’ia kushtojë reperit Noizy, i cili tashmë po konsiderohet si “diss”. Në këngë dëgjohet një frazë e këngës së Motrave Mustafa dhe Noizyt, me të cilën Fero ka ironizuar.
Pas publikimit të kësaj kënge, Fero u ka kërkuar falje Motrave Mustafa duke thënë se “dissi” nuk është dedikim për to.
“Fansa, dua t’ju lajmëroj diçka. Ju lutem mos disrespektoni Motrat Mustafa në asnjë mënyrë, ‘dissi’ nuk është për ato, ‘dissi’ është, ju e dini për kë. Kërkoj falje Motrave Mustafa dhe kam respekt për juve”, ka shkruar Feronit Shabani në një postim në InstaStory.
Projekti titullohet “1 e keni” dhe është publikuar me videoklip në YouTube, por edhe në platformat tjera digjitale./Telegrafi/