Site icon Telegrafi

Fero ironizon me deklaratën e kryeministrit Kurti se në shtëpi po ngrohet me batanije: Do të ndez një zjarr në dhomë për t’i ndihmuar institucionet

Deklarata e kryeministrit Albin Kurti se në shtëpi po ngrohet me batanije ka bërë bujë të madhe.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjet e po ashtu edhe nga fytyrat publike.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi nga Gjilani, Fero, derisa ironizon me fjalinë e Kurtit.

Fero (Foto: Instagram)

Ndonëse momentalisht ndodhet jashtë trojeve shqiptare, ai theksoi se kur të rikthehet në Kosovë do ta ndez një zjarr në dhomë për t’i ndihmuar institucionet.

Lexo po ashtu Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur me batanije

“Unë tani kur të shkoj në Kosovë do ta ndez një zjarr në dhomë t’i ndihmojnë institucionet”, ka thënë ai.

Deklarata e kryeministrit ka pasuar meqë vendi unë momentalisht është duke u përballur me krizë energjetike.

Gjatë konferencës, Kurti ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU. /Telegrafi/

Exit mobile version