Telegrafi

Fero i bën ‘diss’ Noizyt në këngën e re “1 e keni”, ia përmend duetin me Motrat Mustafa

Foto: Fero/Noizy/Instagram

Reperi Fero ka publikuar së fundmi klipin e këngës së tij më të re “1 e keni”.

Kënga është e stilit hip-hop dhe RnB, ndërsa muzika dhe teksti janë realizuar nga vet reperi.

“1 e ki” dukettë jetë si një ‘diss’ ndaj disa prej reperëve të estradës, e në veçanti reperit Noizy.

Përgjatë këngës, Fero në një moment ia kujton Noizyt duetin e tij me Motrat Mustafa, këngën “Kemi ngrit flamurin”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky duet i Noizyt me këngëtaret e njohura të muzikës popullore ishte publikuar shumë kohë më parë, me rastin e festës së flamurit.

https://www.youtube.com/watch?v=14CnhSzQhrQ

“1 e keni” ndërkohë është një këngë e cila vjen me një fjalor mjaft banal dhe eksplicit, aspak të përshtatshëm për moshat e reja. /Telegrafi/