Milani ka vendosur që mos ta aktivizojë klauzolën e riblerjes për mesfushorin Mati Fernandez.
Fernandez ishte i huazuar edicionin e kaluar tek ‘Rossonerët’ nga Fiorentina.
Por pas transferimeve të reja, kuqezinjtë kanë vendosur të mos shpenzojnë para për kilianin.
Kësisoj Fernandez pritet të rikthehet përsëri në kampionatin spanjoll, La Liga.
Real Betis është skuadra që ka bërë ofertë rreth katër milionë euro për transferimin e mesfushorit kilian.
Fiorentina ka vendosur ta lë të lirë të largohet lojtarin pasi kontrata i skadon vitin e ardhshëm.
31-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Villarealin dhe Sportingun e Lisbonës. /Telegrafi/