Bruno Fernandes ka folur për raportet e tij me Cristiano Ronaldon, pasi ndoqi hapat e superyllit portugez duke iu bashkuar Manchester Unitedit nga Sporting Lisbona.
25-vjeçari e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në Old Trafford duke u shpallur lojtari i muajit në Ligën Premier që në javët e para te Djajtë e Kuq.
Fernandes luan me Ronaldon te kombëtarja e Portugalisë, ku deri më tani i ka regjistruar 19 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2017.
“Ai më ka mirëpritur te ekipi kombëtar i Portugalisë. Ne e shikojmë atë si një idhull, gjithmonë ka qen një idhull për mua. E kam ndjekur shembullin e tij, është njëri nga të preferuarit e mi”.
“Kur më ftoi Portugalia, ai mu afrua dhe më tha: ‘Po bën punë shumë të mirë te Sportingu, më pëlqen’. Këto fjalë e bëjnë dallimin”, ka thënë Fernandes për Cronache Di Spogliatoio. /Telegrafi/