Telegrafi

Fermerit nga Gjilani, i ngordhin delet një nga një (Video)

Një fermeri nga Komuna e Gjilanit është në hall të madh. Atij, po i ngordhin delet çdo ditë.

I kishte 200 dele, por nuk i mbetën as 100. Më shumë se 130 dele deri tash i kanë ngordhur Metush Ajvazit, nga Gumnishta e Gjilanit.

Për disa ditë ai duroi kutërbimin, por të dielën me ndihmën e Komunës varrosi kafshën e ngordhura. Dëmi që iu shkaktua atij tejkalon 15 mijë euro.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se ngordhjet kanë ndodhur si pasojë e parazitëve, e për këtë fajësojnë vetë fermerin për keqmanixhim të fermës dhe mos trajtimi me kohë me medikamente për të parandaluar parazitët. /Klan Kosova/