Site icon Telegrafi

Ferizajasi mori një veturë me qera dhe ia shet një personi tjetër për 3 mijë euro, arrestohet nga policia

Foto: Ilustrim

Një person nga Ferizaj i cili është dhe pronar i një prej “Rent Car”, ka raportuar se ia ka dhënë në shfrytëzim veturën e tij një personi tjetër dhe nuk ia kishte kthyer më.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se personi i cili ia kishte marr veturën dyshohet se ia kishte dhënë një personi tjetër në këmbim të një shume parash prej 3 mijë euro.

“Ferizaj 24.01.2023-NN. Më datë 16.02.2023 ankuesi mashkull kosovar pronar i Renta Car ka raportuar se me datën e lartë-cekur i kishte dhënë në shfrytëzim veturën e tij  të dyshuarit mashkull kosovar dhe nga  ajo ditë nuk ia kishte kthyer veturën, dyshohet se i kishte dhënë një personi tjetër në këmbim të një shume parash prej 3.000 euro”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version