Telegrafi

Ferizaj, arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për vjedhje të rëndë (Foto)

SONY DSC

Policia e Kosovës njoftoi se njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar të cilët me forcë kishin hyrë në një poligon për gjuajtje me armë zjarri, me qëllim të vjedhjes.

Të dyshuarit janë arrestuar nga zyrtarët policorë në flagrancë me rastin e tentimit të daljes nga objekti.

“Raportet e para flasin se me 25.1.2018 rreth orës 3:12 minuta, të dyshuarit A. B. 25 vjeçar (m/shqiptar, shtetas i Maqedonisë) dhe S. A. 18 vjeç (m/maqedonas, shtetas i Maqedonisë), duke përdorur mjete të forta, të maskuar, kishin hyrë me dhunë në poligonin e gjuajtjes dhe trajnimit me armë të zjarrta, lokacion i cili gjendet në rrugën ‘Emin Duraku’ në Ferizaj dhe nga aty kishin vjedhur 16 pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Armët e vjedhura si dhe automjeti i të dyshuarve janë konfiskuar.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është marrë masa e ndalimit për 48 orë.

Me rastin janë duke u marrë hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve. /Telegrafi/