Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit, ku përveç garës për titull, interesante mbetet edhe pozita e tetë ajo e barazhit.
Feronikeli ’74 dhe Gjilani janë në garë që t’i ikur kësaj pozite e cila, vendos për mbetjen në elitën e futbollit kosovar.
Drenicasti aktualisht kanë 37 pikë dhe mbajnë vendin e shtatë, ndërsa gjilanasit kanë 36 pikë dhe mbajnë vendin e tetë.
Mbijetesa e këtyre dy skuadrave kalon kah Drita dhe Dukagjini, dy rivalë me të cilët do të përballen dy skuadrat që do të kërkojnë qëndrimin direkt në elitë.
Fillimisht në xhiron e 34-të, Feronikeli ’74 udhëton te Drita, me skuadrën gjilanase që kërkon vendin e dytë në renditje, ndërsa Gjilani udhëton te Liria, skuadër që është ç’regjistruar nga elita.
Në xhiron e 35-të, Gjilani luan derbin e qytetit me Dritën, ndërsa Feronikeli ’74 e pret Dukagjinin në “Rexhep Rexhepi”.
Krejt në xhiron e fundit, Gjilani udhëton te Dukagjini, ndërsa Feronikeli’74 ka punë të lehtë me Fushë Kosovën si mysafir.
Ndeshjet e Feronikelit ’74
Xhiro 34: Drita – Feronikeli ’74
Xhiro 35: Feronikeli ’74 – Dukagjini
Xhiro 36: Fushë Kosova – Feronikeli ’74
Ndeshjet e Gjilanit
Xhiro 34: Liria – Gjilani
Xhiro 35: Gjilani – Drita
Xhiro 36: Dukagjini – Gjilani
/Telegrafi/