Telegrafi

Ferguson tregon favoritin e Ligës së Kampionëve

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se këtë sezon skuadra e Juventusit është një rrezik serioz në Liga e Kampionëve.

Ferguson theksoi se ‘Zonja e Vjetër’ mund të triumfojë pasi me përforcimet e kryera mund të rivalizojnë bindshëm Realin, Barcelonën apo Bayern Munichun.

“Në këtë moment Barcelona dhe Real Madrid kanë diçka më shumë se skuadrat tjera, por e përsëris se Juventus, njësoj sikurse Bayern Munich janë në mesin e skuadrave që mund ta mposhtin këdo në Ligën e Kampionëve”.

“Një pikë e fuqisë është Allegri, trajner i madh, kurse tjetra stadiumi në pronësi, i bukur dhe i rrallë në Itali. Në 50 vjet të karrierës time e kam të vështirë të kujtojë eliminime të mëdha të skuadrave italiane”, u shpreh ai.

Ferguson e ka vlerësuar gjithmonë Juventusin për shpirtin e skuadrës.