Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson mendon se ish-klubi i tij Manchester Unitedi duhet të nënshkruaj me mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.
Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë skuadrën në këtë afat kalimtar të verës pas dështimit në sezonin e fundit.
Mbrojtësi i Leicesterit, Maguire ka qenë njëri nga objektivat më të mëdha të Djajve të Kuq, por oferta e parë për të është refuzuar.
Sipas mediumit Manchester Evening News, ish-trajneri i tyre, Ferguson i ka thënë drejtuesve të klubit se ata duhet të nënshkruajnë me Maguiren këtë verë.
Menaxheri legjendar e ka këshilluar ish-klubin të vazhdojë ndjekjen e mbrojtësit të Anglisë, duke këmbëngulur se ata duhet ta transferojnë atë me çdo kusht.
Për qendërmbrojtësin anglez interesim ka shprehur edhe rivali i tyre lokal, Manchester City dhe së fundmi edhe Arsenali. /Telegrafi/