Këngëtarja Fergie i është rikthyer muzikës me këngën e saj të re “M.I.L.F.$”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dhe për të siguruar shikueshmëri të lartë, ajo i ka zgjedhur disa prej nënave më seksi në botë të jenë pjesë e videoklipit.
Kim Kardashian, Chrissy Teigen, Alessandra Ambrosio, Amber Valletta dhe Ciara – janë ndër nënat e bukura që aktrojnë në video. Në klip merr pjesë edhe vajza e Chrissy Teigen dhe ajo e Alessandra Ambrosios.
Prandaj suksesi është i sigurt. Videoklipi i publikuar në YouTube është shikuar afro dy milionë herë brenda 24 orësh.
Anëtarja e “Black Eyed Peas” i është kthyer me stil botës së muzikës, si një nënë magjepsëse, ndërkohë që është duke përgatitur edhe albumin e dytë solo, “Double Dutchess”, që pritet ta lansojë gjatë këtij viti. /Telegrafi/
LEXONI PO ASHTU: E keni admiruar këtë këngëtare, tash kthehet fuqishëm (Foto/Video)