Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka treguar pak nga përvoja e tij për mënyrën se si duhet ndalur sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez.
37-vjeçari e ka pasur rastin të ndeshet me uruguaianin gjatë kohës kur ai ishte te Liverpooli dhe është i vetëdijshëm për potencialin që ka.
Sipas ish-qendërmbrojtësit anglez, lojtarët që luajnë në fazën defensive dhe ndeshen me Suarez duhet të presin gjithmonë që ai ta bëjë lëvizjen e parë.
“Ndaj tij ia del më mirë nëse qëndron prapa dhe pret që ai ta marrë vendimin i pari”, ka thënë Ferdinand.
Suarez luajti në Ligën Premier gjatë viteve 2011-2014 dhe pastaj kaloi te Barcelona. /Telegrafi/