Site icon Telegrafi

Ferdinand i tha ‘jo’ Barcelonës në vitin 2008, anglezi zbulon tani arsyen e refuzimit

Pep Guardiola lehtë mund ta kishte në dispozicion mbrojtësin Rio Ferdinand, në kohën e tij në krye të Barcelonës, nëse anglezi do të pranonte një transferim në vitin 2008, para ardhjes së trajnerit katalunas në klub.

Me Frank Rijkaard në krye të ekipit, Barcelona u përpoq të nënshkruajë yllin e Manchester United, por mbrojtësi vendosi të qëndrojë në Old Trafford.

Tani pas më shumë se dhjetë vitesh, Ferdinand është kthyer të flas për refuzimin që i bërë klubit katalunas, teksa zbuloi edhe arsyen.

Lexo po ashtu Mesfushë shkatërruese dhe sulm i jashtëzakonshëm, formacioni më i shtrenjtë i vitit 2005 – Ronaldinho lojtari me vlerën më të madhe

“Ne i mundëm ata dhe ishim kampionë evropianë”, ka thënë fillimisht Ferdinand për BT Sport.

“Pse do të lija kampionët evropianë dhe të bashkohem me një ekip në tranzicion?”.

“Në atë pikë Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Lionel Messi nuk ishin lojtarët që ata ishin tre ose katër vjet më vonë, kështu që ishte një pamje tjetër në atë kohë te Barcelona”.

Sidoqoftë, Ferinand kishte një dëshirë të luante jashtë shtetit në një pikë të karrierës së tij.

Kalimi në Barcelona mund ta kishte parë atë të fitonte edhe më shumë sesa fitoi te Unitedi, por shansi erdhi në kohën e gabuar.

Rijkaard madje shkoi aq larg sa ia bëri të qartë Ferdinandit se ishte në kërkim të tij në një takim të shkurtër në Camp Nou.

“Ishte në të vërtetë pas ndeshjes në Barcelona, ​​ku barazuam 0-0, në tunel pas ndeshjes fola me të”.

“Problemi ishte tek unë. Gjithmonë thosha që dëshiroja të shkoja jashtë shtetit dhe të luaja. Por, e vetmja gjë që do më ndalonte ishte se doja të isha i suksesshëm në vendin tim dhe isha me fat që gjeta një klub të shkëlqyeshëm si Manchester Unitedi”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version