Telegrafi

Ferdinand fajëson Van Dijkun: Duhej ta mbronte Suarezin, goli i parë ishte për fajin e tij  

Virgil van Dijk dhe Luis Suarez (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka fajësuar Virgil van Dijkun për golin e shënuar nga Luis Suarez në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës .

Suarez u vodhi kohën dyshes mbrojtëse Van Dijk dhe Joel Matip në pjesën e parë, duke shënuar për 1-0 pas një asistimi të shkëlqyer nga Jordi Alba.

Barcelona vazhdoi me paraqitje të mira dhe fitoi 3-0 në Camp Nou dhe Ferdinand beson se mbrojtësi holandez ishte njëri nga fajtorët e kësaj humbje sidomos tek goli i parë.

Lexo po ashtu Momenti kur Van Dijk iu kërkon ndihmë bashkëlojtarëve për ta ndalur Messin

“Virgil van Dijk është me faj këtu”, ka thënë fillimisht Ferdinand për mediumin BT Sport.

“Ai mund të shikonte Suarezin, teksa tregon se ku e dëshiron topin. Nuk ishte vështirë për ta kuptuar, ai ishte pas tij”.

“Suarezi ishte lojtari i tij, pra numri nëntë ishte lojtari i tij, por Van Dijk qëndroi statik. Dhe kur qëndron statik kjo të penalizon në atë pozitë”.

Lexo po ashtu Ferdinand dhe Lineker 'tradhtojnë' anglezët, festojnë si të çmendur golin e Messit ndaj Liverpoolit

“Ai duhet të jetë me sy dhe vesh me Matipin, të lëvizë Matipin, ku dëshiron që ai ta ndalë topin në fillim. Por nëse nuk ndodh, duhet të shkosh atje dhe ta markosh vet. Ai do të jetë i zhgënjyer me këtë, jam i sigurt”, përfundoi anglezi.

Ndryshe, Ferdinand u pa teksa gëzohej si i çmendur tek goli i Lionel Messit nga goditja e dënimit, së bashku me bashkëkombësin e tij Gary Lineker. /Telegrafi/