Telegrafi

Ferdinand dhe Lineker ‘tradhtojnë’ anglezët, festojnë si të çmendur golin e Messit ndaj Liverpoolit

Legjenda angleze, Rio Ferdinand dhe Gary Lineker kanë festuar si të çmendur golin e Lionel Messit të shënuar nga goditja e dënimit ndaj Liverpoolit.

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Edhe kësaj radhe fjalën e fundit e tha ylli argjentinas Messi, i cili shënoi golin e dytë dhe të tretë për katalunasit, ndërsa i pari u shënua nga Luis Suarez.

Lexo po ashtu Messi përdori 'dredhi' tek goli nga goditja e dënimit, afroi topin disa metra dhe e zhvendosi atë më në qendër

Goli i dytë personal i Messit, i shënuar nga një goditje dënimit mbi 30 metra ishte thjeshtë fantastik.

Ky gol ka bërë që edhe dy legjendat angleze Ferdinand dhe Lineker të festojnë si të çmendur këtë gol.

Nga mediat dhe tifozët anglezë ky festim po shihet si tradhti nga ana e dy ish-futbollistëve të njohur.

Ndryshe dyshja e njohur angleze momentalisht janë duke punuar si komentator dhe kolumnistë në mediumin e njohur BT Sport TV. /Telegrafi/