Në fshatin Dinoshë të Malit të Zi ekziston një pemë nga e cila rrjedh uji.
Ky fenomen më se shpeshti ndodh për shkak të reshjeve të shumta, që tejkalojnë burimet nënujore, dhe kështu nga presioni i madh pjesa tjetër e ujit derdhet mbi sipërfaqe, duke rrjedh nga rrënjët e pemës, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë mund të shihet se si pema për një moment ishte e zbrazët, dhe befasisht fillon uji të rrjedh nga ai.
Emir Hakramaj, banor i kësaj zone thotë se ky fenomen ekziston tash e 20-25 vite dhe ndoshta edhe më herët, dhe se pema është e vjetër nga 100 deri në 150 vite. /Telegrafi/