Telegrafi

“Fenomeni” Ronaldo zgjedh tre sulmuesit më të mirë në botë aktualisht, nuk ka dyshime për të parin

Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur vetëm si Ronaldo ka folur së fundmi për sulmuesit më të mirë në botë aktualisht.

Vitet e fundit ka pasur shumë lëvizje në garën për sulmuesin më të mirë në botë, teksa gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar emra të ndryshëm.

Kësaj pyetje nuk mund t’i ikë as legjenda braziliane, Ronaldo, i cili u pyet se kush mendon se është sulmuesi më i mirë në botë për momentin.

Lexo po ashtu Ronaldo flet për Messin, Cristianon, mashtrimet e Romarios dhe marrëveshjen e Mbappes me Real Madridin

Fenomeni brazilian nuk pati dyshime rreth kësaj çështje dhe zgjodhi sulmuesin e Realit, Karim Benzema.

“Benzema, nuk ka dyshime për këtë”, ka thënë fillimisht ish-sulmuesi i njohur siu “Fenomeni”.

“Lewandowski vjen pas tij. Haaland do të bëhet numër 1, por dy të tjerët janë më të mirë se ai për momentin”.

“Mbappe është gjithashtu shumë i fortë. Kam lexuar se ai ka nënshkruar një kontratë 50 milionë euro në vit me Real Madridin. Sigurisht, ne luajtëm në kohën e gabuar”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/