Mediat angleze sot kanë raportuar për një interesim të Fenerbahces për Mesut Ozilin.
Sipas asaj që shkruan Daily Mirror, klubi turk e ka shumë seriozisht për lojtarin me origjinë turke që mbron ngjyrat e Gjermanisë.
Lojtari është i lidhur fizikisht dhe shpirtërisht me Turqinë pasi një pjesë e madhe e familjes së tij jetojnë atje.
Ai shihet nga klubi turk si një zëvendësues ideal i Robin van Persiet.
Ozil është pjesë e Arsenalit, ndërsa ka bisedime edhe për kontratën e re.
Ai erdhi nga Real Madridi para tri vitesh. Ozil ka bërë karrierë edhe te skuadrat gjermane si Schalke dhe Werder Bremen. /Telegrafi/