Telegrafi

Fenerbahce nis bisedimet me Van der Wiel

Klubi turk kanë konfirmuar se kanë nisur bisedimet me Gregory van der Wiel dhe presin që të përfundojnë me një marrëveshje me holandezin gjatë të hënës.

Gregory Van der Wiel është një agjent i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germain dhe kishte qenë më parë i lidhur me skuadrat italiane, Romën dhe Lazion.

Megjithatë, 28-vjeçari tashmë duket se do të vazhdojë karrierën e tij në skuadrën e madhe turke.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Fenerbahce kanë hapur negociatat me Gregory van der Wiel në lidhje me një transferim”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të klubit.

“Lojtari holandez presim të arrij në Stamboll gjatë 4 korrikut dhe të kompletojmë marrëveshjen”, përfundon deklarata e skuadrës turke. /Telegrafi/