Telegrafi

Fenerbahce në bisedime me menaxherin, dëshiron transferimin e Aro Muric

E ardhmja e Arijanet Muric vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet apo do të largohet nga Burnley.

Portieri kosovar ka qenë ndër lojtarët më meritorë që Burnley u rikthye në elitë, por kjo skuadër ka blerë tjetër portier.

Në sfidën hapëse të sezonit të ri në elitën e futbollit anglez, Muric ishte në bankë derisa James Tarford ishte titullar.

Lexo po ashtu Pritje fantastike dhe e mbajti portën e paprekur, paraqitja e jashtëzakonshme e Aro Muric përballë Benficës

Largimi i Aros nga Burnley është shumë i mundshëm, pasi e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.

Fenerbahce është skuadra që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës dhe po bën hapa para për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Fenerbahce me ofertë zyrtare për Aro Muric

Gjiganti turk është në bisedime me agjentin e lojtarit dhe transferimi i tij në Stamboll është mëse i mundur.

Kujtojmë që Aro ka përvojë në Superligën e Turqisë, pasi për një vit ishte i huazuar te Adana Demirspor duke pasur një sezon fantastik. /Telegrafi/