Fenerbahce ka festuar ndaj Antalyasporit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Turqisë, duke iu afruar shumë liderit Galatasaray, që dështoi si mysafir duke barazuar 3-3 me Kasimpasan.
Fenerbahce pak kohë më parë ishte nëntë pikë prapa Galatasaray, ndërsa sot kjo diferencë është reduktuar në katër pikë, kur ka edhe shumë për të luajtur.
Galarasaray edhe pse ishte dy herë në epërsi ndaj Kasimpasa, u desh të pajtohet në fund me rezultatin 3-3, ku Victor Osimhen shënoi dy gola.
Kështu sonte ndaj Antalyasporit, Fenerbahçe pati mundësinë t’i bashkohet minus katër pikë, të cilin skuadra e Jose Mourinhos e arriti me një paraqitje mbresëlënëse në startin e ndeshjes.
Mert Muldur, Dusan Tadic dhe Youssef En-Nesyri shënuan në fitoren prej 3-0.
Pas ditës së sotme, Galatasaray është lider me 65 pikë, ndërsa Fenerbahce është në vendin e dytë me 61 pikë.
Megjithatë, ashtu siç dikur kishte një avantazh të madh në favor të Galatasarayt, liga po bëhet gjithnjë e më interesante kur kemi hyrë në një finale të madhe. /Telegrafi/