Telegrafi

Fenerbahce kërkon huazimin e Costas

Fenerbahce i ka bërë ofertë Chelseat për huazimin e Diego Costas.

Afati kalimtar në Turqi mbyllet edhe 48 orë dhe Feneri kërkon ta bëjë goditjen e fundit.

Klubi turk është vënë pas sulmuesit të Chelsea dhe Kombëtares dhe e kërkon në huazimin deri në janar, shkruan Fanatik.

Për Costan ka interesim edhe nga Besiktasi që më parë e kishte kërkuar lojtarin.

Fenerbahce ka bërë ofertë të martën për lojtarin dhe pret përgjigje.

Lojtari është kthyer në Londër pasi e kaloi të gjithë verën në vendlindjen e tij në Brazil.

Costa ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar me marrëdhëniet e tij me trajnerin Antonio Conte. /Telegrafi/