Site icon Telegrafi

Fenerbahce futet në bisedime për Xherdan Shaqirin

Fenerbahce është në garë në tri kompeticione dhe kërkon që të këtë ekip sa më të plotësuar për fazën finale, duke tentuar një emër si Xherdan Shaqirinj nga Lyon.

Së pari, Fenerbahce si trajner emëroi İsmail Kartalin, ndërsa tashmë është fokusuar te përforcimet që do të bëhen.

Presidenti Ali Koç dhe drejtuesit e tjerë dëshirojnë t’i ofrojnë sa më shumë mundësi trajnerit të ri.

Për këtë Fenerbahçe ka nisur punën për transferimin e Xherdan Shaqiri, duke vënë kontakte zyrtare.

Tifozët e klubit po e presin me padurim ardhjen e një lojtari si Shaqiri, i cili dhe më herët ka qenë i lidhur me Fenerbahcen.

Lojtari ka kontratën me Lyonin deri në vitin 2024, por duket se klubi francez është i gatshëm ta lirojë shqiptarin. /Telegrafi/

Exit mobile version