Telegrafi

Fenerbahce e do transferimin e Boatengut në formë huazimi

Jerome Boateng (Foto: Boris Streubel/Getty Images/Guliver)

Jerome Boateng është shumë afër të largohet nga Bayern Munich, pasi Fenerbahce është i interesuar në shërbimet e tij.

Mbrojtësi gjerman pritet që të largohet nga Allianz Arena në këtë afat kalimtar, pasi Niko Kovac nuk e shet atë në planet e tij për sezonin e ri.

I pari i skuadrës gjermane ka thënë se e ardhmja e 30-vjeçarit ende nuk është vendosur, mirëpo që do të mësohet në këto ditë.

Jerome Boateng (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Gazeta turke “Takvim” raporton se Fenerbahce e dëshiron transferimin e Boatengut në formë huazimi, ndërsa do ta paguajë gjysmën e pagës së tij.

Lexo po ashtu Presidenti i Bayernit, Hoeness: Boateng duhet të largohet

Bayerni mund ta pranojë ofertën e tyre për huazimin e mbrojtësit gjerman, por me opsion për ta blerë përfundimisht në verën e viti 2020.

Boateng bëri 20 paraqitje në sezonin e kaluar, e që Kovac nuk e dëshiron më në skuadër, derisa fituan titullin me një garë të ashpër me Borussia Dortmundit. /Telegrafi/