Mediat italiane dhe ato turke kanë raportuar gjatë ditës së sotme për një marrëveshje mes Fenerbahces dhe Lazios për Vedat Muriqin.
Dy klubet e njohura evropiane thuhej se kishin arritur marrëveshje për një shumë prej 14 milionë euro për Muriqin si dhe një futbollist i Lazios t’i bashkohej skuadrës nga Stambolli.
Por për ta mohuar një marrëveshje të tillë, është përkujdesur gjiganti turk Fenerbahce.
Bilgilendirme
🔗 https://t.co/xBK7qF0Q8M pic.twitter.com/xWIGr3wJso
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) August 20, 2020
Skuadra nga Stambolli ka raportuar se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto shkrime që kanë qarkulluar 24 orët e fundit.
“Vedat Muriqi, njëri nga lojtarët tanë të ekipit të parë merr oferta të ndryshme nga klube të ndryshme”.
“Sidoqoftë, sot në disa media u raportua se skuadra italiane Lazio ka nënshkruar me të në këmbim të disa miliona eurove dhe një futbollisti të tyre”.
“Ne e informojmë publikun se këto lajme nuk pasqyrojnë të vërtetën”, ishte reagimi i klubit turk.
Pas kësaj deklarate të Fenerit, e ardhmja e Muriqit mbetet e paqartë, pasi përveç Lazios në garë për të janë edhe skuadra tjera si WBA, Leicester City, Tottenham Hotspur dhe Burnley. /Telegrafi/