Juan Mata duket se do të mbyllë aventurën e tij te Manchester United në këtë verë.
Mesfushori 32-vjeçar nuk është më në planet e Ole Gunnar Solskjaer dhe do të largohet në këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që raporton Sansursuz Futbol, Fenerbahce dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e spanjollit.
Klubi turk thuhet se ka hapur bisedimet me Djajtë e Kuq për transferimin e Matas në këtë verë.
Mesfushori është i gatshëm që të luajë në Superligën e Turqisë, mirëpo nuk mungojnë oferta as nga Kina e Amerika. /Telegrafi/