Filmat horror dhe fantastiko-shkencorë shpeshherë shoqërohen me role të femrave të bukura, ndërsa ndodh që në to të prezantohen edhe aktoret e famshme, të cilat i japin një dimension krejtësisht tjetër këtij zhanri.
Më poshtë përmes videove, Telegrafi ju sjell emrat e bukurosheve hollivudiane, të cilat i kanë shërbyer zhanrit të ‘filmave të frikshëm’ në dekadën e fundit.
Jennifer Lawrence – “House at the End of the Street”
Shtëpia në fund të rrugës në të cilën vendoset vajza me emrin Elissa fsheh një sekret të errët.
Jennifer Lopez – “The Cell”
Derisa mjekët hulumtojnë mendjen e një vrasësi të rrezikshëm, Lopez mund të jetë e kënaqur për vlerësimin e rolit të saj në këtë film. Nuk është keq për një aktore, e cila në radhë të parë është këngëtare.
Kate Beckinsale – “Underworld”
Në luftën ndërmjet vampirëve dhe ‘ujqërve’, e bukura Beckinsale i takon grupit që pinë gjak.
Scarlett Johansson – “Under the skin”
Ndoshta një film i nënvlerësuar për jashtëtokësorët, mirëpo Johansson krahas karrierës së saj të frytshme filmike nuk lë vend për dëshpërim.
Halle Berry – “Gothika”
Berry ka marrë kritika shumë pozitive për paraqitjen e saj në psiko-horrorin nga viti 2003, “Gothika”, në të cilin luan psikiatren e mbyllur në një spital psikiatrik.
Jessica Biel – “The Texas Chainsaw Massacre”
Ribërja e horrorit nga viti 1973, e ka vënë Bielin në rolin e Erin, e cila përpiqet të shpëtojë nga një vrasës psikopat dhe familja e tij.
/Telegrafi/