Site icon Telegrafi

Femra, nëse flini në këtë pozicion mund të përjetoni orgazmën në gjumë

Meshkujt kanë shanse dyfish më të mëdha që në gjumë të arrijnë orgazmën se femrat – mirëpo nuk përjetojnë vetëm meshkujt orgazëm derisa janë në gjumë

Ka rezultuar që, nëse dëshironi të rrisni shanset që të përjetoni orgazëm në gjumë, do të duhej të flini në stomak, ka thënë seksologia Dr Jess O’Reilly për “Daily Star”, përcjell Telegrafi.

Është e sigurt që ku pozicion jep stimulim më të madh të klitorisit dhe është i lidhur me ëndrrat e gjalla, transmeton Telegrafi.

Shanset për orgazëm gjithashtu rriten nëse tashmë një kohë të gjatë nuk keni pasur orgazëm – edhe pse jeni të lodhura.

Pleqëria gjithashtu ka rol vendimtar në arritjen e orgazmës në gjumë.

Femrat në moshën 40 dhe 50-vjeçare më shpesh e përjetojnë.

Studimet kanë treguar që madje 80 për qind e meshkujve dhe 40 për qind e femrave përjetojnë orgazëm gjatë gjumit.

Dallimi midis orgazmës së mashkullit dhe orgazmës së femrës gjatë gjumit

Mashkulli i cili ka përjetuar orgazmën në gjumë lë dëshmi të dukshme në formë të lëngut të farave dhe spermës, e cila, me rastin e ejakulimit është tajitur në rroba të brendshme.

Te femrat situata është diç më ndryshe. Edhe pse gjatë seksit në gjendje të zgjuar orgazma te femrat është e shoqëruar me tajitje të lëngut vagjinal, në gjumë nuk është e thënë të jetë ashtu.

Te femrat kulmi i kënaqjes seksuale manifestohet me rrahje të përshpejtuar të zemrës, me ngritje të presionit të gjakut, me zgjerimin e bebëzave të syve dhe me djersitje të shtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version