Site icon Telegrafi

Fëmijët, vapa dhe veshja: Pesë shenja që tregojnë se foshnja ka shumë vapë

Ajo për të cilën nuk mendojmë është se vapa e madhe e trupit të foshnjës është po aq e rrezikshme sa edhe ftohja

Një trup i mbingrohur është rrezik për shëndetin e fëmijëve, dhe kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura, pediatrit gjithashtu e kanë lidhur mbingrohjen me sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave.

“Fëmijët të cilët janë ‘shumë’ të veshur i ekspozohen rrezikut nga dehidrimi, humbja e lëngjeve në trup. Kjo mund të ketë pasoja negative për funksionin e veshkave dhe, në raste ekstreme, gjithashtu ndodh të çojë në pasoja tragjike”, thotë profesori Konji Rahmi Ors i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Necmettin Erbakan në Turqi.

Ngrohja e papritur e organizmit gjithashtu rrit sasinë e substancave të dëmshme në gjak, dhe kjo gjithashtu mund të ketë një efekt negativ në organizëm, transmeton Telegrafi.

Ka disa mënyra se si fëmija juaj ju “thotë” se ka shumë vapë:

1. Nëse koka dhe qafa janë të lagura, kjo është një shenjë që ai djersit dhe se foshnja ka shumë vapë.

2. Nëse fytyra e fëmijës është më e kuqe ose shfaqen skuqje.

3. Dëgjoni fëmijën si merr frymë. Frymëmarrja e shpejtë është një simptomë e vapës së madhe.

4. Vendosni dorën në gjoksin e fëmijës, nëse është i nxehtë, kjo është një shenjë tjetër.

5. Nëse fëmija nuk mund të flejë dhe është i shqetësuar, ai mund të ketë shumë vapë.

Të porsalindurit

Portali shëndetësor livestrong.com paralajmëron që bebet e porsalindura nuk duhet të mbulohen, përveç nëse është ftohtë.

Bebet, por edhe fëmijët e moshuar, humbin pjesën më të madhe të nxehtësisë së trupit përmes kokës, kështu që një kapelë mund të ngrohë trupin e tyre.

/Telegrafi/

Exit mobile version