Telegrafi

Fëmijët shpëtojnë mrekullisht nga përplasja fatale me një makinë (Video)

Duket sikur këta tre fëmijë e kishin pasur tërë fati e botës. Ata i shpëtuan vdekjes së sigurt, derisa po shkonin drejtë autobusit të shkollës.

Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur ata janë duke hedhur hapin për të kaluar rrugën, kur një veturë ju kalon para duke i shmangur për pak centimetra.

Sipas dëshmitarëve të rastit, K5 raporton se vetura po përpiqej të tejkalonte autobusin dhe as që i ka parë fëmijët, transmeton Telegrafi.

Policia në Washington e ka postuar këtë regjistrim, në përpjekje për të identifikuar shoferin e veturës së bardhë. /Telegrafi/