Site icon Telegrafi

Fëmijët rusë ushtrojnë në gjuajtje me armë duke qëlluar fotot e Zelenskyt, Bidenit dhe Stoltenbergut

Fëmijët rusë po “mësojnë patriotizmin” ndërsa shenjështrojnë fotografitë e presidentit amerikan, Joe Biden, homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyt si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se një festival i quajtur “Luftëtari Paqësor” i Federatës Ruse ishte mbajtur në qytetin rus, Tomsk.

“Në një nga lokacionet u ngrit një poligon për fëmijët, ku në vend të objektivave kishte fotografi të Volodymyr Zelenskyt, Joe Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg”, shkroi Gerashchenko në platformën X, i njohur më parë si Twitter.

Ndërsa Sky News nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pamjet, një histori në lidhje me të është publikuar edhe në gazetën shtetërore ruse AiF.

Ndërkohë, forcat ruse kanë vazhduar edhe sot me bombardime, ku një krater i madh u hap pas një sulmi me raketa në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version