Fëmijët rusë tani po detyrohen të mësojnë gënjeshtra të hapura, propagandë për luftën në Ukrainë dhe një histori “plotësisht të rishikuar” të botës në mënyrë që të kalojnë provimet e tyre.
Një kapitull i një libri të ri të historisë i shkruar nga një ndihmës i linjës së ashpër të Vladimir Putinit titullohet “Ukraina është një shtet neo-nazist”.
Nxënësve të shkollës u mësohet se Ukraina është një “shtet ultra-nacionalist” ku “çdo disidencë persekutohet ashpër” dhe “opozita është e ndaluar”, një përshkrim që shumë do ta shihnin si më të përshtatshëm për Rusinë e Putinit.
Ndihmësi presidencial rus, Vladimir Medinsky shkroi kapitullin mbi Ukrainën, por historia e 50 viteve të fundit është “rishikuar plotësisht” për t’iu përshtatur botëkuptimit të presidentit rus.
“Asnjë tekst shkollor nuk është krijuar në vendin tonë në një kohë kaq të shkurtër”, thotë ai me mburrje, raporton themirror.
Libri do të jetë në duart e nxënësve që nga fillimi i vitit të ri akademik ndërsa ata do të testohen për përmbajtjen në provimet shtetërore.
Teksti shkollor që synon adoleshentët pretendon se forcat ruse “në asnjë rrethanë” nuk kanë bombarduar qytet në Ukrainë. /Telegrafi/