Telegrafi

Fëmijët parakalojnë me uniforma të Policisë për nderë të pavarësisë (Foto/Video)

Nxënësit e shkollës fillore “Qamil Batalli”, të Prishtinës, kanë parakaluar bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës për nderë të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Të sigurt, të gëzuar për shtetin e tyre që po i mbush dhjet vjet, e plotë entuziazëm, fëmijët parakalonin në sheshin “Skënderbeu” për të përcjellë mesazhin e bashkëpunimit mes qytetarëve e pjesëtarëve të PK-së, për të pasur një ambient të sigurt në shkolla, rrugë, lagje e kudo tjetër.

Nxënësi i klasës së pestë në shkollën fillore “Qamil Batalli”, Egzon Sahiti, ndihej më i sigurt teksa kishte të veshur uniformen e Policisë së Kosovës. Ai shpalos edhe një dëshirë të tij.

“Po ndihna shumë mirë se ne jemi e ardhmja e Kosovës dhe i uroj Kosovës dhjetë vjetorin e pavarësisë…Po, po ndihna më i sigurt…po edhe kur të rritëm kam qejf të bëhem polic i Kosovës”, tha nxënësi Sahiti.

Në këtë aktivitet janë shpërndarë edhe broshura njoftuese për qytetarët për të rritur sigurinë në komunitet./Telegrafi/