Site icon Telegrafi

Fëmijët e Princit Harry mund të trashëgojnë tituj mbretërorë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Foto: Getty Images

Fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle tani kanë të drejtën e titujve mbretërorë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Pas vdekjes së saj të enjten dhe ngjitjes së mëvonshme të mbretit Charles III në fron, Archie Mountbatten-Windsor dhe Lilibet “Lili” Mountbatten-Windsor tani mund të referohen si Princi Archie dhe Princesha Lilibet – por vetëm nëse familja mbretërore ndjek traditën.

Rregullat, të vendosura nga Mbreti George V në 1917, thonë se fëmijët dhe nipërit e monarkut, në këtë rast Charles, mund të pretendojnë tituj.

Elizabeth II (Foto: Wire Image)

Prindërit e të vegjëlve, nga ana e tyre, ndaluan përdorimin e titujve të Lartësisë së Tij Mbretërore dhe Lartësisë së Saj Mbretërore në janar 2020 kur ata u tërhoqën nga detyrat mbretërore.

Në shkurt të vitit të ardhshëm, Duka dhe Dukesha e Sussex zyrtarizuan daljen e tyre.

Lexo po ashtu Yjet botërore reagojnë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Markle, 41-vjeçare, pohoi në një intervistë me Oprah Winfrey se Archie nuk u bë princ për shkak të një ndryshimi në protokoll, duke pretenduar se ai po trajtohej ndryshe nga kushërinjtë e tij.

Familja e Princit Harry (Foto: Getty Images)

“Ndërsa isha shtatzënë, ata thanë se donin të ndryshonin konvenentën për Archie”, pohoi ajo në atë kohë.

Charles nga ana tjetër thuhet se i tha djalit të tij se ai do të ndryshojë dokumentet kryesore që pengojnë Archie dhe Lilibet të trashëgojnë tituj.

Lilibet (Foto: Reuters)

Fëmijët janë aktualisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë në radhën e fronit pas Princit William, Princit George, Princeshës Charlotte, Princit Louis dhe Harry. /Telegrafi/

Exit mobile version