Disa nga këngëtaret tona edhe pse kanë fëmijë vazhdojnë ta mbajnë sekret babain e fëmijës, kjo për arsye nga më të ndryshmet.
Rast më i veçantë është ai i këngëtarës nga Shqipëria Çiljeta Xhillaga, e cila edhe pse ka kohë që është martuar dhe tani është bërë edhe nënë, vazhdon të mos e tregoj bashkëshortin e saj e kjo vetëm sa i bënë edhe më kurreshtar fansat e saj.
Po ashtu edhe këngëtarja kosovare e cila është bërë nënë për të dyten herë, mban të fshetë babain e vajzës së parë. Fjolla Morina ka treguar për babain e vajzës të sapo lindur, por vajza saj e madhe Lediana, vazhdon të jetojë me familjen e ish-bashkëshortit të saj, pasi ata kishin fituar të drejtën prindërore pas ndarjes së çiftit, ndërsa nuk dihet se kush ishte bashkëshorti i saj i parë, shkruan Magazina.al
Një nënë beqare konsiderohet të jetë edhe këngëtarja Dafina Dauti. Këngëtarja simpatike, ndonëse beqare, është nënë e një vajze, ndërsa nuk ka prezentuar kurr babain e vajzës.